Ngërçi, Basha letër Ramës: Pranoje dhe ti ‘McAllister plus’. Rama-Bashës: Mos fol në emër të SHBA,mos u fshih pas McAllister

Edhe pse negociatat kanë qenë intensive dy ditët e fundit, pas vizitës në Tiranë të zv/ndihmës sekretarit të SHBA, Hoyt Brian Yee, zyrtarisht palët ndahen lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare. Opozita zbardhi sot hapat e negociatave të ditës se djeshme me pikat ku e djathta bie dakord me paketën “McAllister plus propozimet e Ramës”, duke theksuar se është maxhoranca dhe vetë kreu i qeverisë Rama ai që i refuzon. Po sot koalicioni opozitar zbardhi edhe Paketen Mc Allister+ që ua propozoi ZëvendësNdihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee. Paketa Mc Allister + është një paketë ku shkrihen propozimet e paketës së mëparshme të Mc Allister por të ndërfutura dhe propozimet e Ramës në tryezën e dialogut tek Presidenti. Në deklaratë vihet re se e djathta është tërhequr nga votimi elektronik dhe kushtet për Vettingun, dhe zhvillimi i zgjedhjeve ne Vjeshte dhe afrimin e tyre në 16 korrik, siç edhe është parashikuar në paketën e zv/Presidentit të PPE. Opozita i qëndron paketës McAllister+, ndërsa thekson se një marrëveshje me maxhorancën do ta rikthente atë në Kuvend për votimin e komisioneve të Vettingut. Opozita thekson se bie dakort për ‘Mc Allister+’ dhe se fjala i mbetet kryeministrit Edi Rama për të vulosur marrëveshjen. Ndërkohë, pas kësaj deklarate të opozitës, i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Socialiste. Dhe duket se pikërisht data e zgjedhjeve do të jetë polemika që do të mbajë palët larg dialogut. Selia rozë thekson se nuk bëhet pjesë e pazareve, ndërsa paralajmëron se data e zgjedhjeve, 18 qershori, mbetet i pandryshuar. Por pas një takimi 2 orë me ambasadorin Lu, kryedemokrati Lulzim Basha i nisi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkon që të pranojë edhe ai paketën e propozimeve të SHBA dhe BE. “Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që dhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për një proces zgjedhohr të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë”, thuhet në letrën e Bashës drejtuar Ramës. Mbetet e paqartë se si do të vijohet me negociatat në kushtet kur është arritur dakordësimi i pjesës dërrmuese të paketës, përveç “mollës së sherrit”, datës së zgjedhjeve. Rama-Bashës: Mos fol në emër të SHBA,mos u fshih pas McAllister Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës pas letrës për të pranuar paketën ‘McAllister+’. Rama i bën thirrje Bashës që të mos flasë në emër të SHBA dhe të mos fshihet pas McAllister, por të fokusohet tek oferta që ka në tryezë. “@lulzimbasha_al mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë” shkruan Rama. Pas takimit 2 orë me ambasadorin amerikan Donald Lu, kryetari i PD i nis një letër zyrtare kryeministrit Rama. Ne leter, kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi sot publikisht kryeministrit Edi Rama që të pranojë edhe ai paketën me propozimet e paketës McAllister plus, për zgjidhjen e ngërçit politik.

Artikulli paraprakMOSHAT, 13 LOJTARË SHKODRANËT NË EKIPET KOMBËTARE
Artikulli tjetër10.000 EURO ME MASHTRIME, LIHET NË BURG ADMINISTRATORJA SHKODRANE