Motra juaj e vogël është një bekim në jetën tuaj pasi është personi për të cilin kujdeseni me gjithë zemër për ta edukuar.

Ju jeni gjithmonë aty duke parë se si rritet dhe jeta i ndryshon. Ajo ëhtë partnerja dhe shoqja juaj më e mirë pasi ju mbështet në cdo veprim që bëni. Edhe nëse jeni vëlla i madh, ekzistojnë shumë arsye që e bëjnë atë të jetë një ndër gjërat më të bukura që ju ka ndodhur në jetë.

1. Ajo ju bën të ndiheni njeri më i mirë Ajo është motra juaj e vogël dhe ju doni që të rritet si njeri i sinqertë dhe i respektuar, që do të thotë se jeni personi që duhet të kujdeseni për të. Ajo ju jep arsye që të jeni të mirë.

2. Ju jeni miku/mikesha e saj e parë, dhe është e vështirë që kjo lidhje të thyhet Që nga dita që ka ardhur në jetë, ju u lidhët ngushtë me të. Ju ishit miku ose mikesha e saj e parë që e njihni më shumë dhe e bën marrëdhënien tuaj shumë të fortë.

3. Të ndihmon të rritesh Ti ndihesh si një nënë kur bëhet fjalë për motrën e vogël pasi keni instiktin që ta mbroni dhe të kujdeseni gjithmonë për to, pavarësisht se vitet kalojnë.

4. Të bën të ndihesh fëmijë Edhe pse dëshironi që të jeni një shembull në jetën e saj, ajo do të jetë gjithmonë personi që ju bën të jeni të lirë dhe të luani me të, njësoj si të jeni fëmijë.

5. Edhe miqtë tuaj e duan Miqtë tuaj e duan që kur ishte fëmijë dhe e duan atë aq shumë sa e doni dhe ju. Duhet të keni parasysh se keni një motër shumë të mirë kur miqtë tuaj kanë dëshirë ta përqafojnë apo të flasin me ta.

6. Ajo i mbështet vendimet tuaja Kjo nuk do të thotë se ajo është gjithmonë dakort me to, por si motra juaj ka besim se do të bëni gjënë e duhur.

7. Ju ndihmon që të bëni ato që ju pengojnë Ajo nuk mund të ketë aq eksperienca sa ju, por ndonjëherë kjo mund të funksionojë duke u bërë një avantazh për ju. Ajo nuk ka bërë aq gabime sa ju dhe nuk ka frikë që të guxojë, prandaj ju shtyn që të merrni vendime të ‘pazakonta.’

8. Distanca nuk ju largon Ju nuk mund të keni kontakt për periudha të gjata kohore, por asgjë nuk do të ndryshojë. Do të flisni njësoj si herën e fundit, pavarësisht se nuk jeni parë apo nuk jeni dëgjuar me njëri-tjetrin.

9. Mësoni si të jepni këshilla të mira për të tjerët Motra juaj e vogël do të kërkojë gjithmonë këshilla nga ju dhe kjo do ju bëjë që të përgatiteni në rast se dikush tjetër do të ketë nevojë për mendimin tuaj.

10. Do të jetë e nevojshme në jetën tuaj Të gjithë kërkojmë dikë me vlerë në jetë që na plotëson dëshirat dhe është i nevojshëm. Ndërkohë që kërkoni këtë gjë te njerëz të tjerë, duhet të dini se motra juaj e vogël do të jetë gjithnjë ajo që ju duhet. Njerëzit shkojnë e vijnë, marrëdhëniet me miqtë zbehen por motra juaj nuk largohet. Ajo do të jetë gjithnjë pranë jush, edhe pse mund të kaloni shpesh zënka, do të kuptoni se ndryshoi jetën tuaj për mirë. Kështu motra e vogël bëhet bekimi më i madh në jetën tuaj.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 25 MAJ 2017
Artikulli tjetërPOLICIA BRITANIKE ARRESTON TË DYSHUARIN E PESTË NË LIDHJE ME SULMIN NË MANÇESTER