Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo siç njihet ndryshe SPAK është në hapat e fundit të krijimit. Tashmë 10 Prokurorë që do të jenë pjesë e kësaj strukture

Në këtë garë kanë kandiduar 25 Prokurorë, megjithatë deri më tani vetëm 10 Prokurorë janë emëruar me sukses për SPAK pasi kanë kaluar Vetting-un.

Ata janë Arben Kraja, Besnik Muçi, Donika Prela, Dritan Prençi, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, Manjola Kajan dhe Behar Dibra.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që numri total i anëtarëve të SPAK të jetë 15, kjo edhe për shkak të fluksit të punës që do të kenë. Ndërkohë që edhe me 10 anëtar që tashmë janë emëruar me sukses SPAK është funksional edhe nëse kandidatët e mbetur do të tërhiqen apo do të ngecin në Vetting.

Ngritja e SPAK shihet si një pikë kyçe për reformën në drejtësi pasi nga krijimi i saj varet shumë institucione të tjera mes tyre dhe zbatimi i ligjit për masat shtesë të sigurisë në burgje.

Artikulli paraprakBLLOKOHEN 3.6 TON BISKOTA E PIJE ENERGJIKE
Artikulli tjetërBASHA: PA OPOZITËN NUK KA ZGJEDHJE, S’DO TË LEJOHEN