Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe gjobitur me 2.65 milion lekë 4 subjekte në Tiranë dhe Korçë, pasi tregtonin produkte të skaduara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” në Tiranë u konstatuan dhe bllokuan 3.6 ton biskota të skaduara.

Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” në Korçë u konstatua se nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe (çokollata, biskota, vafer etj).

Po ashtu nga kontrolli i ushtruar në subjektet “Kostana shpk” dhe“Niko Male” në Korçë u konstatua se nuk dispononin sistemin e gjurmueshmërisë për disa produkte.

Artikulli paraprakDY PERSONA PLAGOSIN 24-VJEÇARIN, POLICIA NË KËRKIM TË AUTORËVE
Artikulli tjetër10 EMRAT QË DO TË KONKUROJNE PER SPAK