Në agimin e datës 10 qershor 1999, batalioni i Gurkës kaloi kufirin e Kosovës. Ushtarët nga ish kolonitë britanike ishin pararoja e trupave të NATO-s. Gjatë natës, njësitë e para ruse arritën në Prishtinë, për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë me trupat serbe që po tërhiqeshin.

Në luginën në kufirin me Maqedoninë, dhjetëra mijëra refugjatë kosovarë shpresonin të ktheheshin në vendin e tyre dhe të rindërtonin shtëpitë e shkatërruara nga bombat e NATO-s dhe represioni serb.
Pas dy ditësh në Kosovë zbarkuan trupat e para të NATO-s, në kuadër të forcave paqeruajtëse për Kosovën, KFOR. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

Kjo ishte Kosova në fund të 78 ditëve të bombardimeve të Natos. Që prej asaj kohe kanë kaluar njëzet vjet. Kosova ka mbetur një limbo e paqëndrueshme, e mbrojtur dhe mbështetur nga organizatat ndërkombëtare, një udhëkryq dhe korridor

Sot për serbët dhe kosovarët perspektiva e vetme do të jetë afrimi me BE-në, por kjo vetëm në kushtet e një zgjidhje përfundimtare të konfliktit që ende duket larg.

Pushteti në Beograd është i bazuar në politikanë të ricikluar që nga koha e Millosheviçit kurse në Kosovë ai bazohet në meritat e luftës dhe fuqinë ekonomike të individëve. Në të dyja anët flasin për shkëmbimet e territoreve me Beogradin.

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është pasqyra e shumë kontradiktave. Ndërtesa të mëdha, aeroport i ri, qëndra tregtare, ndërtesa rezidenciale dalë në rrënojat, të rinj në bare dhe klube.

Në historinë e këtyre njëzet viteve, Kosova është një histori universale ku ka prevaluar parimi i vetëvendosjes së popujve që mbizotëron mbi ligjin dhe sovranitetin e shteteve.

Kosova sot rrugëton në procese të pashmangshëm por dhe të ngadalshëm demokratik, edhe pse ndoshta ajo është shprehje e shakasë ballkanike: “më e keqja e zgjidhjeve, duke përjashtuar gjithë të tjerat”.

Artikulli paraprak“U EKZEKUTUA PADREJTËSISHT”, MOTRA E KATSIFAS KANDIDATE PËR DEPUTETE
Artikulli tjetërA DO TË BJERË KOALICIONI I ANGELA MERKELIT?