Opozita ka marshuar nga bashkia Shkodër drejt pedonales duke tentuar të shkojnë në vendin ku kryeministri Rama po zhvillonte tubimin e tij elektoral

Një kordon i forcave të ndërhyrjes së shpejtë penguan protestuesit që të vijonin më tutje ndërsa menjëherë nisën debatet

Protestuesit kërkuan që të çajnë kordonin e policisë por ndaj tyre u hodh gazlotsjellës duke e shpërndarë turmën

Pas gazitlotsjellës pati edhe të plagosur ndërsa disa herë mbërriti ambulance të cilën protestuesit kërkuan ta marrin dhe ta përdorin edhe për të çarë kordonin e policëve

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi akuzoi kryeministrin për pengesën ndaj qytetarëve

Pas përfundimit të tubimit të kryeministrit forcat e policisë nisën të largohen por protestuesit nisën të hedhin sende ndaj tyre ndërsa drejtuesit e protestës ishin ata që bënë kordon në mënyrë që policët të mos goditeshin
Pas konfrontimeve fizike, disa të lënduarve lehtë dhe gazitlotsjellës, forcat e policisë por edhe protestuesit pas më shumë se 2 orësh u larguan.

Artikulli paraprakXHEVDET AMULI THIRRJE QYTETAREVE PER PROTESTEN E SOTME TE OPOZITES
Artikulli tjetërEKSPOZITË NGA NXËNËSIT E SHKOLLËS “PRENKË JAKOVA”