Sot shënohet 109-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, një prej figurave më të shquara humane në botë. Misioni i saj ishte të ndihmonte jetimët, të varfrit dhe të gjithë njerëzit në nevojë. Me rastin e 109-vjetorit të saj presidenti Meta solidarizon shqiptarët duke shkruar se urtësia dhe porositë e saj të shërbejnë si burim frymëzimi që të gjithë së bashku me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje socale, për begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë.

Ai e quan Nënë Terezën simbol shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare. “Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.”

Artikulli paraprakMALIQI PARALAJMËRON RAMËN: THIRRI MENDJES, S’DO I GËZOSH 61 BASHKITË
Artikulli tjetërARBËR ÇEKAJ KËMBËNGUL TË MOS EKSTRADOHET NË SHQIPËRI, ANKIMON VENDIMIN