Policia e Shkodrës po merr të gjitha masat e duhura për seancën gjyqësore që kanë për vlerësim mase sigurie 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

Eefektivët e Shkodrës bashkë me grupe të FNSH dhe grupin Shqiponja po mobilizohen në mënyrë që të kenë gjithçka nën kontroll dhe të mos lejojnë asnjë ngjarje të padëshiruar.

Forcat të shumta policie dhe masa të shtuara pritet që të jenë gjatë të premtes në gjykatën e apelit në Shkodër gjatë seancës për 11 kuksianët.

Nderkohe behet me dije se nje pjese e deputeteve te grupit parlamentar të partisë Demokratike do të jene ne Shkodër në mbështetje të 11 kuksianeve te arrestuar.

Pervec anetareve dhe mbeshtetesve të PD, në Gjykatën e apelit në Shkodër do të jenë, edhe banorëve të Kukësit të cilët pritet të jenë të shumtë në numër.

Pritet qe pas vendimit te gjykates se Apelit, deputetet e opozites sebashku me familjaret te mbajne edhe nje fjalim per mediat, ndersa nuk mohohet fakti qe nese do te jete nevoja perballe rezistences se gjykates,

do te kete mosbindje civile, me qellim qe te mos lejohen gjykimet si ne te shkuaren, me dyer te mbyllura, e denime politike.

 

Artikulli paraprakORKESTRA FRYMORE NË “GOMARI I BABATASIT”
Artikulli tjetërDEKLARATA E FORTË E DEPUTETIT DOSHI