Për herë të parë në Shkodër, orkestra frymore e qytetit ka performuar së bashku me trupën e aktorëve të Teatrit “Migjeni” në shfaqjen “Gomari i Babatasit”, e cila korri një sukses impresionues në turin e parë.

E ardhur si një risi dhe me një interpretim absolutisht LIVE, për mjeshtrin e madh, Kujtim Alija, kjo ishte e paprovuar më parë e megjithatë prova u kalua me sukses.

Publiku e pëlqeu, dhe pavarësisht vështirësisë, trupa arriti të sillte një performancë të goditur.

Orkestra frymore do të vij të jetë në aktivitete të shumta, të cilat synojnë të jenë në cilësinë më të mirë të munshme. Mjeshtri Alija shprehet se motive kryesor është përfaqësimi sa më dinjitoz, pse jo edhe triumfet.

Orkestra frymore e qytetit të Shkodrës shënon një karrierë të gjatë dhjetravjeçare me suksese të njëpasnjëshme. Përfshirja e saj me trupën e teatrit është një risi, e megjithatë synon të shtrihet edhe më tej me bashkëpunime të ngjashme.

 

Artikulli paraprak“SEZON I DËSHTUAR PA NISUR MIRË”
Artikulli tjetër11 KUKSIANËT, “BLINDOHET” GJYKATA E APELIT