Kur arbitri vuri bilbilin në gojë për të fërshëllyer përfundimin e ndeshjes të shtunën në orën 13:06, gëzimi ishte i madh.

Fërshëllima i dha fund ndeshjes, e cila kishte zgjatur për 111 ore duke u bërë ndeshja më e gjatë në histori. Amatorët e FC Hamburger berg dhe VfL Wallhalben kanë thyer rekordin e ekipit skocez The Craig Gowans Memorial Fund me 105 ore. Tashmë rekordi, pasi të kontrollohen pamjet filmike, do të përfshihet në librin e rekordeve “Guinness”. Lodhja ishte e madhe, dikush është dorëzuar sepse i duhej të ikte në punë, dikush tjetër nga lodhja e tepërt. Angazhimi i pjesëmarrësve ishte tepër i madh. Arbitri i ndeshjes ishte një 59 vjeçar, atlet, i cili kreu 44 km për 18 orë. 36 lojtarët e dy ekipeve nuk duhet të largoheshin nga fusha deri në fund të takimit. Sipas rregullores, të paktën shtatë lojtarë nga çdo ekip duhet të luanin futboll.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NE TURQI, RREZOHET AUTOBUSI
Artikulli tjetërTRUPA E KOMEDISË E TEATRIT “MIGJENI” TRE ÇMIME NË KOSOVË