Trupa e e komedisë e teatrit “Migjeni” është nderuar me tre çmime në festivalin e komedisë në Mitrovicë të Kosovës.

Të paraqitur me komedinë “Një krismë armiqësore”, përveç vendit të parë çmime nderi morën edhe dy aktorët Besnik Çinari dhe Drande Xhaj. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka falenderoi trupën e komedisë për këtë çmim të sjellë në Shkodër. Komedia “Një krismë armiqësore” që mori tre çmime në Mitrovicë do të vijë për publikun shkodran në muajin shtator në skenën e teatrit “Migjeni”.

Artikulli paraprak111 ORË FUTBOLL, NDESHJA THYEN REKORDIN E LIBRIT “GUINNESS”
Artikulli tjetërSHQIPERI – GREQI, DY MINISTRAT NE KONFERENCE PER SHTYP