Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga zjarri i rënë në një pallat në lagjen Bronx të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio tha se një zjarr vdekjeprurës i përmasave të tilla nuk kishte ndodhur në këtë qytet prej 25 vitesh. Ai shtoi se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 5 vjeç.

Deri tani shkaku i zjarrit në ndërtesë është i paqartë, ndërsa për shuarjen e flakëve u angazhuan më shumë se 160 zjarrfikës. Banorët që shpëtuan, u strehuan në një shkollë që ndodhet aty pranë. Sipas BBC, bëhet fjalë për 12 banorë të shpëtuar. Ata tashmë po përballen edhe me kushte të këqija atmosferike, për shkak të temperaturave të ulëta dhe motit të acartë që ka goditur vendin. Ndërtesa që u përfshi nga zjarri ka më shumë se 20 apartamente dhe është ndërtuar më shumë se 100 vjet më parë, njoftoi New York Times. 

Artikulli paraprakRAMA: NËSE VOTOHET SOT, PS MERR 78 MANDATE, EDHE META E DI KËTË
Artikulli tjetërAPPLE U KËRKON FALJE PËRDORUESVE TË IPHONE