Për herë të parë kisha françeskane publikoi 7 vëllime të Atë Donat Kurtit në 120 vjetorin e tij të lindjes të mbledhura nga dorëshkrimet e tij gjatë kohës kur ishte në burg por edhe pas daljes nga burgu.

Atë Donat Kurti u arrestua në vitin 1946 më akuzën se kishte futur armë në kishë, një akuzë kjo e pavërtetë. Për 17 vite vuajti në burgje e kampe përqëndrimi derisa u lirua në vitin 1963. Pavarësisht vuajtjeve, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra thotë se Atë Donat Kurti ansjëherë nuk u dorëzua.

Paulina Hoti, zëvendës rektore e universitetit të Shkodrës tha se këto figura si Atë Donat Kurti nuk duhet të mbesin në harresë.

Mbesa e Atë Donat Kurtit, Margerita Toska thotë se akuza për futjen e armëve në kishë nuk qëndron sepse ishte vetë sigurimi i shtetit që e sajoi atë ngjarje ndërsa rrëfen vitet e Atë Donat Kurtit pas daljes nga burgu dhe dashurinë e tij për fed he atdhe.

Atë Donat Kurti u lind në vitin 1902 dhe u nda nga jeta në vitin 1983 në mes të varfërisë. Ishte një prift françeskan i cili kontribuoi për mbledhjen e folklorit, publicist dhe përkthyes. U përndoq dhe u dënua nga regjimi komunist teksa vuajti për 17 vite por kjo nuk e pengoi për të vijuar misionin e tij për kombin shqiptar. Për këtë figurë u mbajt edhe një konferencë shkencore nga universiteti i Shkodrës.

Artikulli paraprak“MARUBI”, AKTIVITETI PËR FËMIJË “KARTOLINA IME”
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA, NJË FITORE DHE NJË HUMBJE