Në prag të nisjes së peligrinazhit të 13 të martave në kishën e Laçit që nisin të martën e javës që vjen, stacioni hekurudhor në Shkodër i bën thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë që të udhëtojnë me tren sepse çmimi është shumë më i lirë se sa me mjetet e tjera të transportit. Shefi i Stacionit Hekurudhor në Shkodër Astrit Pashaj thotë se një biletë vajtja-ardhje deri në Laç kushton vetëm 150 lekë të reja.

Qytetarët mund të përfitojnë nga çmimi i lirë i biletës së trenit për të shkuar në kishën e Laçit e aq më tepër shtresat në nevojë shprehet shefi i Stacionit Hekurudhor të Shkodrës.
Treni në Shkodër përbëhet nga tre vagonë me vetëm 84 ulëse ndërsa në rastin e pelegrinazhit në kishën e Laçit besimtarët qëndrojnë edhe në këmbë.

Ndërkohë treni i Shkodrës për momentin nuk bën asnjë linjë tjetër për shkak të rikonstruksionit të hekurudhës shqiptare ndërsa këtë radhë do vihet në funksion vetëm për pelegrinazhin e 13 të martave.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “MË SHUMË KONTROLLE PËR CILËSINË E PESHKUT”
Artikulli tjetër87 VJEÇARI ECËN 2 ORË NË KËMBË PËR TË MBËRRITUR NË SHKODËR