Ky është Enver Pode, 87 vjeçari nga fshati Krebaj në njësinë Ana e Malir I cili pothuajse çdo ditë udhëton 2 orë në këmbë për t’u lidhur me qytetin e Shkodrës. Mungesa e infrastrukturës rrugore në fshatin ku banon prej vitesh ka detyruar të moshuarin të ecë në këmbë ose me gomar sa herë ka patur nevojë për një shërbim apo për t’u furnizuar me ushqime.

Fshati ndodhet në një terren të ashpër në malin e Taraboshit. 87 vjeçari mohon edhe mundësinë e përdorimit të biçikletës për lëvizje pasi nuk mund ta ngjisë deri pranë shtëpisë pasi përfundon blerjet në Shkodër.

I moshuari Enver Pode kërkon nga institucionet të ndërhyjnë për rinkonstruksionin e rrugës, pasi mosha e thyer nuk e lejon që të udhëtojë me të njëjtën energji si më përpara.
Në këto kushte, I moshuari Enver Pode detyrohet të bëjë të paktën 4 orë në këmbë çdo ditë. Terreni I ashpër në fshatin Krebaj dhe mungesa e rrugës bën që banorët e kësaj zone të jetojnë krejtësisht të izoluar nga qyteti.

 

Artikulli paraprak13 TË MARTAT, TRENI SFIDON ME ÇMIME: BILETA 150 LEKË
Artikulli tjetërÇMIMET, RAMA NJOFTON SHQIPTARËT: SOT NË ORËN 15:00 JU SHPJEGOJ PAKETËN E REZISTENCËS