familje në afërsi të ish-artistikes në Shkodër rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.

Truallit ku ndodhen disa ndërtesa të vjetra u ka dalë pronari në një kohë që këta familje jetojnë prej 25 vitesh aty. Akuzojnë se persona të panjohur kanë manipuluar në institucione dhe kërkojnë t’i nxjerrin jashtë në një kohë që disa banesa janë në proces legalizimi. Banorët tregojnë se zyra e përmbarimit i ka lënë afat deri me 24 tetor pas vendimit që është marrë në gjykatën e apelit në Shkodër duke i dhënë të drejtë pronarëve që sipas këtyre familjeve janë anonim. Shprehen se janë të vendosur për të mos dalë nga shtëpitë e tyre. Banorët janë ankuar dhe kanë shkuar deri tek kryeministri por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje përfundimtare duke rrezikuar të mbesin jashtë.

Artikulli paraprakBËRDICË, FATURAT E ENERGJISË NUK JANË SIPAS KONSUMIT
Artikulli tjetërVELEÇIKU PO KALON NË NJË SITUATË TË VËSHTIRË