Situata aspak e mirë në të cilën po kalon Veleçiku sa i takon performancës në fushën e blertë, duket se nuk është shqetësimi i vetëm me të cilit po përballet kjo skuadër.

Fusha e futbollit në të cilën po ky ekip stërvitet, por edhe që zhvillon sfida zyrtare është në një gjendje aspak të mirë. Ky mjedis nuk ofron asnjë lloj kushti për futbollistët, por as për tifozët të cilët pavarësisht se çfare po nodh nuk e braktisin skuadren e tyre të zemres. Kushtet mungojnë edhe për përfaqësuesit e mediave të cilët duhet të përcjellin informacionet nga ndeshjet për publikun. Sinkron Veleçiku është skuadra përfaqësuese e qytetit të Koplikut,i cili ka arritur të fitojë dy herë kampionatin e kategorisë së dytë dukë gëzuar kështu të gjithë sportdashësit e këtij qyteti. Por me gjendjen e vështirë që po kalon ky ekip, duke se sukseset të ngjashmë janë shumë larg.

Artikulli paraprak15 FAMILJE RREZIKOJNË TË MBESIN JASHTË
Artikulli tjetër13 VITE NGA LUMTURIMI I NËNË TEREZËS