Shkolla austriake “Petër Mahringer” në Shkodër ka festuar 15 vjetorin e hapjes së saj. I pranishëm në këtë 15 vjetor ishte ministri i arsimit i Austrisë, Martin Polaschek i cili gjatë fjalës së tij ka vënë theksin tek bashkëpunimi mes dy shteteve në fushën e arsimit por edhe më gjërë.

Zëvendësministrja e arsimit në Shqipëri Nina Guga theksoi se ministria e arsimit për vitin 2022-2023 ka dhënë 84 bursa studimi në këtë shkollë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahija theksoi se mbështetja e bashkisë nuk do të mungojë asnjëherë.

Shkolla austriake “Peter Mahringer” në Shkodër është një nga tetë shkollat austriake në botë e themeluar nga ministria e arsimit e këtij shteti ku fokusi kryesor është në Teknologjinë e Informacionit.

 

Artikulli paraprakKISHA KATOLIKE: PO SHPOPULLOHET SHQIPËRIA, MERRNI MASA
Artikulli tjetërDHUROHEN 19 APARATE OKSIGJENI PËR QENDRAT SHËNDETËSORE