Shoqata “Islamic Relief në Shqipëri” ka dhuruar 19 aparate oksigjeni për Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Këto aparate oksigjeni do të shpërndahen në qendrat shëndetësore 24 orëshe si dhe në qendrat shëndetësore në pikat turistike të qarkut Shkodër. Suida Kuka, drejtore e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër thekson se aparatet e dhuruar nga “Islamic Relief” do t’i vijnë në ndihmë 61 mijë banorëve.

Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni ka vlerësuar kontributin e dhënë të shoqatës “Islamic Relief” në fushën e shëndetësisë.

Drejuesi i shoqatës “Islamic Relief” Mohamed Soliman theksoi se kjo shoqatë po bën maksimumin për të plotësuar nevojat që ka shëndetësia në Shqipëri.

Në total janë shpërndarë 70 aparatura në të gjithë Shqipërinë ku 50 prej tyre janë vënë në funksion të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe pjesa tjetër për shëndetësinë.

 

Artikulli paraprak15 VJETORI I SHKOLLËS AUSTRIAKE “PETER MAHRINGER”
Artikulli tjetërBORRELL: MORËM PËRGJIGJE NGA KOSOVA DHE SERBIA PËR PROPOZIMIN FRANKO-GJERMAN