160 histori, kulturë, traditë, 160 vite pritje që Marubët, fotografia të kenë shtëpinë e vet.

Muzeu kombëtar “Marubi” u inagurua në një ditë rëndësishme, 9 majin, Ditën Europës. Me Shkodrën e asokohe kur Marubët shkëlqenin me artin e fotografisë dhe Shkodra shkëlqente me zhvillimin social-ekonomik e politik kryeministri Rama lëshoi një batutë për ambasadorët. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në emër të shtetit shqiptar kërkoj falje për këtë pritje të gjatë. Nga një vend aspak i përshtatshëm fototeka “Marubi” tashmë ka një shtëpi të re virtuoze e atraktive edhe në rang ndërkombëtar. Një investim që nisi me qeverinë e Sali Berishës, u mbështet nga donator të huaj dhe përfundoi me investimin e qeverisë aktuale të Edi Ramës.

Artikulli paraprakNË DITËN E EVROPËS, SHKODRA SIMBOL I HARMONISË FETARE
Artikulli tjetër“MARUBI” DHJETRA VIZITOR QË NË DITËN E PARË TË HAPJES