Një 18-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin M.Sh.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konfliktt të çastit për motive të dobëta.
Policia thotë se i plagosur mori plagë në këmbë, ndërsa u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

“Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit”, sqaron policia.

Ndërkohë po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakZBARDHET VDEKJE E 13-VJEÇARES, POLICIA: U VETËVRA ME ARMË GJAHU
Artikulli tjetërDËSHMIA E TË PLAGOSURIT NË MASAKRËN E MATIT,AUTORI: “DO TA MESONI SHPEJT SE KUSH JAM”