Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës në autostradën Milot – Fushkrujë. Si pasojë, kanë mbetur të vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

 

Automjeti tip Volksëagen me targa AA 744 NJ ka dalë nga rruga, ndërsa 3 pasagjerët fillimisht janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e parë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues po në Tiranë, kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra gjatë aksidentit.

 

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor, i pari në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën dhe i dyti jashtë rrezikut.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Aksi rrugor Milot – Fushë Krujë është cilësuar si rruga e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura ndër vite.

 

Numri i lartë i tyre e ka kthyer atë në njërën prej rrugëve më të rrezikshme në Shqipëri.
Ndërsa pak ditë më parë, në Kryebushat, si pasojë e një aksidenti mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë të plagosur.

 

Në mesin e tyre udhëtonte edhe Myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlja, i cili ka mbetur i lënduar lehtë.

 

Artikulli paraprak“BASHKIA NË SFIDË ME MBETURINAT”
Artikulli tjetër“FESTIVALI I SHAHUT” EDICIONI I TRETË