Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.
1. Nënë Tereza
Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën Shqipëria krenohet.

2. Robert De Niro, aktor
Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë dhe Shqipëri.
3. Ismail Kadare – shkrimtar
Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”
4. Inva Mula – soprano
Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore.
5. Ana Oxa – këngëtare, Itali
Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja.

6. Sandra Bullock, aktore SHBA
Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.
7. James Belushi – aktor, SHBA
Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.
8. Ferid Murati
Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998.
9. Angjelin Preloçaj
Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.
10. Eliza Dushku – aktore, SHBA.Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.

11. Agim Kaba – aktor, SHBA
Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.
12. Stan Dragoti – regjisor, SHBA
Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare.
13. Riçard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA
I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Ëall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë.

14. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe udhëheqës i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan.
15. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.
16. Alan Shepard – kozmonaut
Ai u lind ne East Dery, Neë Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë shqiptare. Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike.
17. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 Nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada.
18. James Biberi – aktor, SHBA
Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.
19. George Tenet, – ish-Drejtor i CIA-s
Ish-drejtori i CIA-s, që u bë famshëm prej luftës në Irak, e ka deklaruar vetë në librin e tij autobiografik, se është me origjinë nga Himara.
20. Kristine Elezaj – këngëtare
E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane.. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.

Artikulli paraprakBILETAT E FALSIFIKUARA, LIROHEN 6 NGA 8 TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKËT DYFISHUAN LEJET, NË GJASHTË MUAJ 335 MLN EURO INVESTIME