Festivali burimor “Treva” mbushi 20 vjetorin që nga edicioni i parë. Në këtë vit jubilee, artistë të folklorit nga Dukagjini por edhe zona të tjera të veriut performuan në teatrin “Migjeni” këngë tradicionale por edhe krijime të reja.

Një prej interpretimeve emocionuese ishte kënga që vjen nga lashtësia “E mb’ta burra ka than Leka” që e solli grupi i burrave “Besa e Shoshit”.

Një prej organizatorëve të festivalit burimor “Treva” Fran Kodra thotë se folklori është i rëndësishëm sepse është identiteti ynë kombëtar.

Ndue Shytani, këngëtar dhe bashkëorganizator shprehet se festivali burimor synon që ta përcjellë traditën tek të rinjtë ndërsa kërkon më tepër nga institucionet shtetërore për të mbështetur folklorin.

Të pranishmit në teatrin “Migjeni” duartrokiktën artistët të cilët dhuruan një natë të veçantë me këngët që burojnë nga folklori i lashtë.

Artikulli paraprakPLAGOSJA SHKODËR, POLICIA: ËSHTË IDENTIFIKUAR AUTORI, PO PUNOHET PËR KAPJEN E TIJ
Artikulli tjetërLEZHË, PARANDALOHET NJË NGJARJE E RËNDË KRIMINALE ARRESTOHET NJË PREJ BASHKËPUNËTORËVE