Makina e pronarit të një firme inertesh shpërtheu paraditen e sotme pranë kopshtit botanik në Tiranë.

“Mjeti me targa AA 946EE është dëmtuar plotësisht dhe policia po merr në pyetje pronarin e makinës, shtetasin N.R ” informon gazetarja e Ora Neës, Keti Banushi. Informacionet e para tregojnë se nuk ka persona të lënduar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:00 në një rrugë dytësore pranë digës së Liqenit. Nga të dhënat e para mësohet se sasia e lëndës eksplozive të vendosur në mjetin e shtetasit N.R. është rreth 200 gr. Në vendngjarje ndodhen ekspertë dhe drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu Njoftimi i policise

Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip Volksëagen, në pronësi të shtetasit N.R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakPROBLEMATIKA NGA STUHITË NËPËR QYTET
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA PËRPLASET ME DYQANIN