Koncerti për piano “tingujt e ëmbël” risolli për të 11-ën herë në vëmendjen e një publiku të zgjedhur 21 fëmijë që pasion kanë pianon.

Të vegjlit nga shkolla të ndryshme të qytetit performuan në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, pasi kishin bërë disa kohë përgatitje nën kujdesin e mësueses Dorina Saraçi.

Ky koncert për fëmijë mbledh çdo vit shumë të vegjël që kanë dëshirë të mësojnë pianon pavarësisht nëse zgjedhin të kenë një të ardhme në muzikë apo jo. Organizimi mbështetet prej vitesh nga Bashkia Shkodër

.

Artikulli paraprakCILËSIA E FRUTA-PERIMEVE, KONTROLL NË TREGJE DHE FERMA
Artikulli tjetërMADHËSHTIA E PRENK JAKOVËS NË 100 VJETORIN E TIJ