Në ditën e lindjes së kompozitorit të shquar shkodran Prenk Jakova, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me TOB, sollën në skenën e teatrit “Migjeni” një nga operart më të njohura shqiptare të kopozitorit shkodran, atë më titull “Skënderbeu”.

Kjo opera, zgjoi interesin e publikut shkodran ku në fillim ndoqën një dokumentarë të shkurtër në të cilin ishte përmbledhur jeta dhe punimet e shumta të Prenk Jakovës. Drejtorja e TOB Zana Çela, shpreh kënaqësinë e realizimit të kësaj opera në vendin e lindjes së kompozitorit, me rastin e 100 vjetorit të tij I cili është edhe kopozitori i operas së parë shqiptare.

Opera “Skënderbeu”, është një nga xhevairet në gjerdanin e gjatë të veprave operistike shqiptare, ku shkodranët patën mundësi ta shijonin në skenën e teatrit “Migjeni”. Premiera e kësaj opera për herë të parë, daton në vitin 1968, duke u pasuar edhe nga shumë realizime të tjera të kompozitorit shkodran, të cilat renditen si operat më të mira dhe të dashura për publikun shqiptar.

Artikulli paraprak21 FËMIJË NË “TINGUJT E ËMBËL”
Artikulli tjetërDËRGIMI I KUTIVE NË KQZ