26 gushti është ditëlindja e Shën Terezës, humanitares dhe shenjtores shqiptare që lindi në Shkup në vitin 1910 dhe ndërroi jetë në Kalkuta të Indisë në 5 shtator 1997.

Në ditëlindjen e saj të 107-të Nënë Tereza tashmë është shenjtë; pasi 1 vit më parë u pranuan botërisht dy mrekullitë e saj; e para kishte të bënte me dëshmin e një nënë me 5 fëmijë që përmes lutjeve në ikonës së Nënë Terezës ishte shëruar totalisht nga kanceri në stomak, dhe mrekullia e dytë e pranuar nga kisha ishte ai e një djali 25 vjecar nga Brazili që ishte shëruar gjithashtu nga tumori në tru.

Mrekullitë u njohën nga Papa Francesku, dhe në shtator të 2016 përmes formulës së shenjtërimit e shpalli nënë Terezën SHENJT. Në familjen Bojaxhi, Goxhja emri i vërtetë i Nënë Terezës ishte fëmija i tretë. Familja Bojaxhi me origjinë nga një rrethi i Shkodrës lindën 5 fëmijë, por dy prej tyre humbën jetën për shkak të sëmundjeve të rënda.

Gonxhe Bojaxhi, u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, misioni i saj si murgeshë dhe largësia fizike bën që të humbiste takimet me familjen, dhe me nënë nuk arriti të shihej më kurrë për së gjalli. i vetmi takim ishte ai me të vëllain pas 30 vitesh, ndërsa nëna dhe një nga motrat e saj u kthyen në Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore.

Shën Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe më pas themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Ajo vijoj e palodhur dhe me shumë përkushtim misionin e saj për të qënë pranë të varfërve. Në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në këtë moment të vecantë e gjithë bota kujton fjalimin prekës “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë.

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri. Gjatë regjimit komunistë Nënë Tereza nuk u pranua të vizitonte shqipërinë, aty ku në fakt ishte adheu dhe familja e saj. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri.

Në misionin e saj si humanitare Shën Tereza fitoi velerësimet më të mëdha të lidërve botëror. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindishte. Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. dhe mbylli dytë në 5 Shtator 1997.

Artikulli paraprakANULLOHET MIQËSORJA E VLLAZNISË NË BERANE
Artikulli tjetër“MIGJENI” NË 79 VJETORIN E VDEKJES!