Ne 79 vjetrorin e poetit te mjerimit, keto vargje te ndjera vijojne te jene rrefren ne veshin e shkodraneve, ne muret e ketij qyteti i cili mjerimin nuk diti ta zhveshe nga trupi i tij i ngurte.

Sot nuk u mbajt asnje aktivitet zyrtar për poetin e mjerimit, të baladës qytetase, te flamujve të melankolisë, të lulit të vocërr, të kangëve të rinisë, që nuk janë thjesht vargje, por janë porosi që migjeni me aq kujdes ia la këtij qyteti, që sot mban mbi supe një peshë kaq të rand…. Poezitë dhe tregimet e tij, njihen për realizmin dhe e ruajtën aktualitetin për dekada me radhë.

Krijimet e Migjenit pasyruan kushtet mjaft të rënda ekonomike të viteve 30, ashtu siç nuk ishin pasqyruar kurrë më parë, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror. Sot migjeni, është më i lirë, i hekun mas shumë e shumë përpjekjesh nga barakat përreth bustit të tij, e sot qëndron atij teatri qe me krenari ka emnin e tij, e shef perreth, dhe gjen sërish të verteta që i tha shumë vite përpara por që fatkeqësisht në shkodër i gjen sërish….

gjen mjerimin, skamjen, injorancën dhe indeferentizmin, një populli që thuajse është dorëzu përballë këtij realiteti të dhimbshem, përballe këtij vaji migjenian që renkon, edhe sotqë ky qytet i përuelt fjaleve dhe thenieve që na len me kuptu cdo herë mes rreshtash.

Artikulli paraprak26 GUSHTI, DITËLINDJA E SHËN TEREZËS
Artikulli tjetërRAMA I PËRGJIGJET HOLANDËS PËR VIZAT