3 maji shënon Ditën Ndërkombatare të Lirisë së Medias, e cila përkujtohet çdo vit për të rikthyer në vëmendjen e qytetarëve se liria e shtypit dhe e shprehjes janë të drejta themelore të sanksionuara në kushtetueshmërinë botërore.

Kjo datë është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, ndërsa, megjithatë rrënjët e saj janë që në vitin 1948. Pavarësisht se liria e medias ka pësur përmirësime të ndjeshme në Shqipëri vitet e fundit, numri i rasteve ku gazetarët kërcënohen për atë që shkruajnë apo publikojnë është i lartë. Sipas qytetarëve shkodranë, në vendin tonë mbetet akoma shumë për t’u bërë në aspektin e lirisë së medias.

Për vitin 2017, Organizata Reporterët Pa Kufuj e ka renditur Shqipërinë në vendin e 76 sa i përket Indeksit Vjetor të Lirisë së Shtypit. Nga kjo renditje duket nje permiresim i lehte pasi Shqiperia vitin e kaluar zinte venin e 82-te ne kete liste.Megjithate vendi yne mbetet serish ne kategorine e vendeve me probleme te dukshme sa i perket lirise se medias.

Artikulli paraprakSINDIKATA E ARSIMIT, SEMINAR PËR ARSIMIN PROFESIONAL
Artikulli tjetërVOLEJ, TË REJAT E VLLAZNISË FITOJNË FINALEN E PARË