Skuadra e Vllaznisë në volejboll për të reja është vetëm një hap larg titullit kampion. Vajzat shkodrane kanë fituar 3-0 në ndeshjen e parë finale ndaj Skenderbeut që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Me këtë rezultat pothuajse është siguruar titulli kampion sepse korçaret do ta kenë të vështirë që të fitojnë 3-0 në takimin e kthimit në Korçë. Çdo rezultat tjetër ndaj Skenderbeut në finale e dytë në transfertë bën që Vllaznia të shpallet kampione. Trajneri i vajzave shkodrane Adrian Mikopli tregon emocionet.

Nga ana tjetër trajneri i Skenderbeut Erjol Haxhillari shprehet se ekipi i tij do ta ketë të vështirë ta kthejë ndeshjen pas humbjes 3-0 me Vllazninë. Volejbollistet shkodrane fituan 25-17 setin e parë ndaj Skenderbeut, 25-16 setin e dytë dhe 25-13 setin e tretë duke dominuar totalisht ndaj ekipit korçar në finalen e parë.

Artikulli paraprak3 MAJI , DITA NDËRKOMBËTARE E LIRISË SË MEDIAS
Artikulli tjetërPRESIDENCA ZBARDH TAKIMIN RAMA-BASHA