Jetmiri është një 34-vjeçar nga Shkodra, banues në lagjen Ndocaj, i cili është diagnostikuar me kancer në tiroide.

Ai u martua një vit më parë me dëshirën për të jetuar gjatë dhe i lumtur.

Miku i tij Indrit Mashi i cili gjithashtu ka krijuar dhe një link në gofundme shprehet se Jetmiri është një djalë shumë punëtor, energjik, gjithmonë pranë familjes, motrave e vëllezërve e miqve.

Jetmiri ka nevojë për ndërhyrje urgjente për t’i shpëtuar jetën dhe mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe është dërguar drejt Tiranës.

Operacioni kushton 120,000 dollarë dhe familja nuk ka mundësi ta përballojë.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve qe duan të ndihmojnë Jetmirin në sfidën e tij me sëmundjen e kancerit të kontribuoni sipas mundësive në linkun e mëposhtëm.

https://www.gofundme.com/f/save-jetmiris-life?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=chat&utm_source=whatsApp