Kjo ishte thirrja për ndihmë e 36 vjeçarit Ervis Sofia nga shtrati i spitalit në Shkodër. Tre muaj pas këtij apeli për ndihmë, ai mbylli sytë përgjithmonë.

36 vite jetë të përshkuara nga vështirësitë, shumë më të mëdha se të njerëzve të zakonshëm sepse Ervisit jeta fatkeqësisht, i rezervoi fatin e jetimit.

Sot, vargje të Migjenit mund të ishin përshkrimi më i duhur për rastin më të fundit të fitores së varfërisë dhe harresës mbi jetën. Sot, miqtë e të njohurit përcollën në banesën e fundit një 36 vjeçar që kishte ëndrra, por nuk mundi ti jetonte. E trishtë ta thuash në 2022- in, por Ervisi vuajti fatin e jetimit, i cili mesa duket, nuk shpëton kurrë!

 

Artikulli paraprakAMBASADORI: KOSOVA DHE SHQIPËRIA MARRËDHËNIET MË TË MIRA
Artikulli tjetërZHVILLOHET GARA E BIÇIKLETAVE PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE