Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skender Durmishi hedh poshtë pretendimet se dy vendet nuk kanë marrëdhënie të mira në raportet e tyre zyrtare mes Tiranës e Prishtinës.
Diplomati i Kosovës thotë se çështja e reciproritetit me Serbinë është një çështje që do të zgjidhet në të ardhmen dhe se minoriteti serb në Kosovë është i respektuar.

Duke folur për Open Balkan, ambasador Durmishi përkrah qëndrimin kundër të shtetit të tij por Balkani i Hapur sipas diplomatit shqiptar të Kosovës nuk e pengon bashkëpunimin për marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë. I vetmi fokus sipas tij për Kosovën është procesi i Berlinit.

I pyetur për afërsinë mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ambasadori Durmishi nuk dëshiron ta komentojë ndërsa thotë se të dy vendet Shqipëria dhe Kosova do t’i kenë gjithmonë borxhe njëra-tjetrës.

Këto deklarata ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skender Durmishi i bëri gjatë festës së Austrisë e organizuar në qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakFESTA E AUSTRISË, AMBASADORI: MBËSHTESIM SHQIPËRINË NË BE
Artikulli tjetër36 VJEÇARI VIKTIMË E NEGLIZHENCËS SË SHTETIT