Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e vendimeve të marra që prej nisjes, 8 shkurt 2018 e deri më 31 mars. Sipas KPK, nuk kanë kaluar filtrat e vettingut 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë. Janë dhënë 199 vendime për konfirmimin në detyrë të 103 gjyqtarëve, 84 prokurorëve, 2 ish-inspektorë të KLD, kandidatë për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

Po ashtu, KPK ka dhënë 78 vendime për ndërprerje të procesit për 48 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë.

8 vendime kanë qenë për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë. 35 vendime janë dhënë për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe ish-Kryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori i ILD dhe 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.

Afati i KPK ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye, me iniciativë të maxhorancës, deputetët votuan në Kuvend pro shtyrjes së afateve të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.

Artikulli paraprak50 DITË LUFTË, ZELENSKY LAVDËRON UKRAINASIT PËR REZISTENCËN NDAJ PUSHTIMIT RUS
Artikulli tjetërBALLA LETËR NIKOLLËS: TË MBLIDHET KONFERENCA E KRYETARËVE PËR NISJEN E PROCESIT PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT