Ushtrisë shqiptare i nevojiten të paktën 440 ushtarë dhe ushtarakë të tjerë. Për shkak të këtyre kuotave të paplotësuara, Forcat e Armatosura zhvilluan fazën e tretë për rekrutimin e ushtarëve të rinj. Këtë radhë ndalesa ishte në qytetin e Shkodrës. Shefi i qendrës së personal rekrutimit në ushtrinë shqiptare Kolonel Fadil Ciroku thotë se fokusi kryesor i Forcave të Armatosura është rekrutimi i brezit të ri.

Mbështetja dhe kushteve që kanë sot Forcat e Armatosura edhe për ushtarakët e rinj janë të mëdha thotë kolonel Ciroku duke ftuar të rinjtë që të bëhen pjesë e ushtrisë shqiptare.
Qarku i Shkodrës ka repartin ushtarak, Batalioni i Parë i Këmbësorisë që ndodhet në Vau Dejës dhe si të gjithë repartet e tjera ka nevojë për plotësimin me ushtarë të rinj të cilët më pas mund të zhvillojnë karrierën e tyre duke marrë gradat më të larta.

Artikulli paraprakFESTIVALI SHQIPTAR I KITARËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërTRITOL NË BANESËN E BIZNESMENIT NË SHKODËR