Festivali shqiptar i kitarës me interpretimet e kitaristit të njohur Denis Bizhga që po udhëton në gjithë Shqipërinë mbërriti me një koncert në qytetin e Shkodrës. Bizhga mes pjesëve të kompozitorëve të njohur botëror luajti edhe një pjesë të kompozuar nga vetë ai me motivet të veriut.

Kitaristi Bizhga tregon se Festivali Shqiptar i kitarës është për të promovuar kulturën e mirë shqiptare dhe vendet e trashëgimisë kulturore por edhe muzikën serioze dhe turizmin kulturor.

Bizhga u ndje mirë përpara publikut shkodran.Sfida për muzikën klasike janë të mëdha por kohët e fundit ka disa tentativa për ta kthyer Shqipërinë në një pol të rëndësishëm në rajon.

Festivali shqiptar i kitarës është një aktivitet që synon të përhapë një kulturë dhe edukatë muzikore për brezin e ri. Pjesë e këtyre koncerteve janë edhe instrumentistë të nivelit europian dhe botëror të cilët kanë përformuar në disa qytete të Shqipërisë.

Artikulli paraprakALEKSIS TSIPRAS FIRMOS DORËHEQJEN NGA SYRIZA: KA MOMENTE TË CAKTUARA KUR DUHEN MARRË VENDIME KRITIKE
Artikulli tjetër440 VENDE BOSH NË USHTRINË SHQIPTARE