Në shumë rrugë të qytetit të Shkodrës këto pemë të mbjella kohë më parë rrezikojnë ndjeshëm që të rrëzohen si në këtë rast.

Këto pemë ndodhen në unazën e qytetit në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Salo Halili”. Gjatë mëngjesit të sotëm një pjesë e rrugës ka qenë e bllokuar bashkë me trotuarin për shkak të rënies së pemëve.

Rrëzimi i pemëve ka krijuar probleme edhe për mjetet që kalonin në orët e mëngjesit në unazën e qytetit.

Përveç imazhit aspak të mirë për aq kohë sa qëndrojnë të rrëzuara ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me rrezikshmërinë. Kjo nuk është e vetmja rrugë sepse edhe në zona të tjera pllakat e trotuarave i gjen të ngritura ndërsa pemët janë gati për t’u rrëzuar, gjë e cila mund të shkaktojë dëme edhe tek kalimtarë të rastit apo mjetet motorike që kalojnë në ato akse rrugore ndërsa rreziku shtohet më shumë në rastet e motit të keq .

Pas rrëzimit pemët janë pastruar por kjo nuk mjafton për shkak të rrezikut që paraqesin në shumë vende të tjera. Në rast se nuk bëhet ndërhyrja e duhur për të shmangur rrëzimin e tyre këto imazhe mund të përsëriten sërish në vende të tjera në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODRA MIRËPRET IMAMIN NGA MEKA E SHENJTË
Artikulli tjetërTONIGHT – 13.05.2019