Qielli i Tiranës do të vizitohet sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë.

Shfaqja në ajër do të fillojë rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, pikërisht kohë kur momenti i fluturimit të 5 avionëve mund të shijohet nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë.

I pranishëm në ceremoni do të jetë komandanti i NATO-s, Gjeneral Wolters do të vijë në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës. Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë.

Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Artikulli paraprakLEZHË, SEKUESTROHET PASURI ME VLERË 5.2 MLN EURO
Artikulli tjetërRAMA INTERVISTË PËR DE WELT: JA PSE NDRYSHOVA 70% TË MINISTRAVE