5 Maji shenon Diten e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Në nderim të kësaj dite Presidenti i Republikës, Ilir Meta,

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj, zhvilluan homazhet shtetërore te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Presidenti Ilir Meta në një prononcim të shkurtër për mediat, tha se kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për të kujtuar të rënët për lirinë e vendit por edhe për tu angazhuar për të bërë më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndërkohë që përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë të vecantë edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama e nis ditën me një urim për 5 Majin, ditën e “Dëshmorëve të Atdheut” duke publikuar foto të monumentit “Nëna Shqipëri”.

“Mirëmëngjes Shqipëri. Respekt përjetësisht”, shkruan kryeministri Rama.
Në një ceremoni të veçantë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri nderimet e tij në Varrezat e Dëshmorëve.

Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Zoti Basha vendosi lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRKUJTOHET 5 MAJI DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT
Artikulli tjetërMJEKJA: QYTETARËT KUJDES NDAJ MELANOMËS