18 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur pas akteve të dhunës që shpërtheu në protestën e opoiztës gjatë mbrëmjes së djeshme. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 12 persona të tjerë.

Konkretisht në QSUT janë paraqitur 4 efektive policë, 5 protestues dhe 1 kalimtarë. Ndërsa në spitalin e Traumës në Tiranë janë paraqitur të plagosur 14 policë, 4 protestues dhe 1 operator.

Shifrat zyrtare i ka bërë publike ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku deklarojnë se gjatë protestës së djeshme rreth 30 persona janë transportuar me autoambulanca drejt Urgjencës.

Të lënduarit kanë marrë trajtimin mjeksorë të nevojshëm ndërsa njoftohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësis:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët, se gatishmëria e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore dhe spitaleve, gjatë dhe pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dhune, ishte maksimale. Policët dhe qytetarët e lënduar kanë marrë në kohë rekord shërbimin e nevojshëm mjekësor, nga ana e personelit mjekësor, qoftë në vendngjarje, qoftë në mjediset spitalore.

Gjatë protestës së djeshme, 30 persona janë transportuar me autoambulancat dhe ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga të cilët 18 punonjës policie dhe 12 protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias, kryesisht të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe bombave molotov.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lënë spitalin.”

50 persona janë arrestuar pas protestës së dhunshme të opozitës dje para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.
Ndaj të arrestuarve, pas provave filmike të policisë, hjanë ngritur akuzat per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Njoftimi i Policisë
Tiranë – 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George W. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA THËRRET NË ZYRË ARTA MARKUN, SANDËR LLESHAJ, DREJTUES TË POLICISË DHE SHISH
Artikulli tjetërHOLANDA I JEP AZIL ISH-OFICERIT QË NDALOI MAKINËN E SAIMIR TAHIRIT: JAM 100 PËR QIND I VDEKUR NË SHQIPËRI