Mbi 100 të shoqëruar, nga të cilët 50 janë në masë arresti dhe 31 janë lënë në gjendje të lire, është bilanci i protestës së të shtunës.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se procedimi ka nisur për 84 persona. Herët në mëngjes për situatën e krijuar mësohet se kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim kryeprokuroren Arta Marku, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, drejtues Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe të Policisë së Shtetit.

Burime të rezervuara kanë bërë të ditur se temë e diskutimt kanë qenë masat që do të merren, dhe identifikimi i personave që kanë goditur mbi policinë si dhe kanë hedhur mjete piroteknike mbi godinën e qeverisë apo dhe të kuvendit.

Ministri Sander Lleshaj akuzoi se u dhunua policia. Por po ashtu vërejtje kishte dhe në rastin e dhunimit të Sahit Dollapit.

Lleshaj: Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit.

Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë.

Megjithatë ai theksoi angazhimin e policisë në ruajtjen e rendit.
Lleshaj: Ashtu si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme mbështesin plotësisht Policinë e Shtetit në plotësimin e misionit të saj, për ruajtjen e rendit publik dhe atij kushtetues.

Ndërkaq prokuroria ende vazhdon hetimet mbi situatën e krijuar të shtunën, teksa godina e kryeministrisë vazhdon të mbetet me shenjat e bojës, si dhe të zjarrit që u hodh para derës së selisë.

Artikulli paraprakDOSJET PËR SHITBLERJE VOTASH, RAMA: PËRGJIMET NUK JANË PROVA
Artikulli tjetër50 TË ARRESTUAR PËR PROTESTËN E DHUNSHME, HETOHEN STRAZIMIRI, NOKA DHE GAZMEND BARDHI