Gjon Marku, një 51-vjeçar nga Borshi i Sarandës, është arrestuar nga Policia për një akt të rrezikshëm. Ai nuk ka ngurruar aspak t’i godasë me mykën e sëpatës, fqinjët e tij që për një debat që kishte me ta për pronat.

Pavarësisht se nuk ka qënë tehu, këta persona nga familja e M.Gj. janë lënduar nga goditjet dhe më shumë nga të gjithë, vetë kryefamiljari M.Gj. të cilit ai i ka qëlluar disa herë në kokën.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Gjon Marku, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal

Artikulli paraprakSHERR NË OBORRIN E GJIMNAZIT, GODITET ME THIKË NË KRAHËROR NXËNËSI
Artikulli tjetërSHERR ME GRUSHTE E THIKA NË KLUBIN E NATËS, KATËR TË ARRESTUAR