550 € për një festë private, pezullohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar

Kujtim Dumi, drejtor i Cirkut Kombëtar, është pezulluar nga detyra nga Ministria e Kulturës. Ndërsa Drejtoria Juridike është ngarkuar për hartimin e projektvendimit për shkarkimin nga detyra të Dumit. Dumi është pezulluar pas denoncimit që iu bë nga emisioni investigativ “Stop” . Ai mori 550 euro që trupa e cirkut të performonte për një festë private në Durrës. Ministria e Kulturës ka caktuar Elira Kokonën, sekretare e përgjithshme në këtë institucion për monitorimin e aktivitetit të Cirkut Kombëtar.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË MESDHE, 31 EMIGRANTË MBYTEN, QINDRA TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërGRABITJE NË FUSHË-KRUJË, TRE PERSONA TË ARMATOSUR I DALIN PARA MAKINËS