Grabitje në Fushë-Krujë, tre persona të armatosur i dalin para makinës

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë natës në aksin Krujë – Fushë Krujë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë para një automjeti, duke kërcënuar drejtuesin me iniciale A.H. Ky i fundit ka bërë denoncim në polici, duke shpjeguar se tre persona i dolën para në rrugë rreth orës 00:30 dhe i morën makinën. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ngriti pika kontrolli për kapjen e tyre. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për identifikimin e autorëve.

Artikulli paraprak550 € PËR NJË FESTË PRIVATE, PEZULLOHET NGA DETYRA DREJTORI I CIRKUT
Artikulli tjetërOPERACIONI “RENT A CAR” – MASHTRUESI MERRTE MAKINA ME QIRA DHE I LINTE PENG, SEKUESTROHEN 22 MJETE