56 kg drogë drejt Malit të Zi, 3 trafikantë shqiptarë në pranga.

Tre shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga efektivë të policisë së Malit të Zi, që ka sekuestruar 56 kilogramë marijuanë. Në pranga janë vënë, Astrit Zekaj, 32–vjeç, Erjon Zekaj 23–vjeç, të dy nga Shkodra, si dhe 23–vjeçari Emiliano Hisa, nga Kopliku. Raportohet se trafikantët tentuan t’i largoheshin policisë, kur kjo e fundit kërkoi që ti ndalonin. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, në sediljen e pasme u gjetën 4 qese me marijuanë, me peshë rreth 56 kilogramë. Sipas “Kurir”, operacioni u zhvilluar në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare, e cila i përcolli informacione kolegëve malazez për veprimtarinë e trafikantëve, të cilët dyshohet se nuk ishte hera e parë që trafikonin drogë drejt vendit fqinjë.

Artikulli paraprakZHDUKET KRYETARI I KOMISIONIT TË ZGJEDHJEVE,DYSHOHET PENGMARRJE
Artikulli tjetërBERISHA PËR “21 JANARIN”: NËSE RAMA S’DO PËRMBAHEJ, NUK DO ISHTE SOT