Kur kanë kaluar pesë vjet nga 21 janari i 2011-ës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se nëse Edi Rama nuk do te përmbahej ditën e protestës, ai sot nuk do të ishte gjallë.

Në emisionin Top Story, Berisha theksoi se për asnjë arsye në bote nuk do ta lëshonte zyrën atë ditë. “Nuk e kisha konceptuar deri në atë ditë kurrë si armik, por të nesërmen ashtu siç i pata çuar fjalë nëse nuk do të përmbahej ai nuk do të ishte më. Ai u soll si armik. Më rrethoi me qëllimin që të vinte dhe të mbante një fjalim te zyra ime”, u shpreh Berisha. Berisha foli për 21 Janarin, katër viktimat e tij dhe ngjarjet që pasuan atë. “Kam shprehur dhimbje dhe keqardhje për ata njerëz, por institucioni nuk dorëzohej nga Sali Berisha. Ishte zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time”, tha ai. Ish-Kryeministri tha se asnjëherë nuk ka parë kundërshtarët e tij politikë si armiq. Për të ka patur vetëm një armik. “Në politikë në 26 vite kam konsideruar një armik të egër dhe asnjë tjetër dhe ai ka qenë Sllobodan Milloshevic. Nuk isha i sigurtë nëse të tjerët ndajnë këtë mendim. Pashë më 21 Janar Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësi sa donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës time dhe ndjeva keqardhje që ka mbartës të një diversiteti armiqësor. Unë pavarësisht nga qëndrimet e tij, në publicistikën e tij kishte edhe qëndrime shumë të drejta. Armik e kam shumë të vështirë të konceptoj kundërshtarin”, deklaroi Berisha. Ai akuzoi pasardhësin e tij se më 21 Janar u soll si armik. “Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Ai u soll si armik më 21 janar”, u shpreh ai.

Artikulli paraprak56 KG DROGË DREJT MALIT TË ZI, 3 TRAFIKANTË SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërMICROSOFT: DËSHTIMI I MACBOOK PRO, FITIMI YNË