Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100-vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

Anija u mbyt në vitin 1917, por ngarkesa e saj nuk ishte nxjerrë kurrë nga fundi i detit Baltik. Janë gati gjashtëdhjetë e gjashtë arka me konjak “De Hartman & Co” dhe liker; ato ishin dërguar për Car Nikollën II, por nuk arritën kurrë në destinacion.

Në vend të kësaj, mbetën të bllokuara për njëqind e dy vjet në “barkun” e “Kyros” . Më interesantja, sipas shtypit të huaj, është se janë ende në gjendje të mirë dhe mund të pihen. Temperatura e ftohtë, dihet, është e përsosur për t’i mbajtur likerët në gjendje të mirë.

Mundohuni të imagjinoni cilësinë dhe shijen nëse ato janë ruajtur vërtet në gjendje të mirë nga fundi i errët dhe i ftohtë i detit Baltik për më shumë se një shekull.

Këto shishe të mirëpaketuara mund të jenë ëndrra e çdo koleksionisti apo entuziasti pijesh të veçanta. Ndërkohë, pritet rezultati analizës që uështë bërë lëngjeve të gjetura kaq papritur.