Kryetari i bashkisë Shkodër ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të uruar 7 Marsin, ditën e mësuesit. Ai ka surprizuar stafin pedagogjik të shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda” duke uruar këtë 7 Mars por edhe duke dhënë një lajm të mirë për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjecare “Ndre Mjeda”

Projekti i dorëzuar nga Bashkia Shkodër në Ministrinë e Arsimit për rikonstruksionin e kësaj shkolle është shpallur fitues dhe puna për këtë investim tejet të rëndësishëm në fushën e arsimit pritet të nis për pak muaj.

Kërkesa për rikonstruksionin e shkollës u bë që në takimin e parë që kryebashkiaku Beci bëri me stafin e mësuesve të kësaj shkolle dhe nxënësit, duke sjellë tashmë një premtim të mbajtur ndaj stafit mësimor por edhe nxënësve të kësaj shkolle nga më të mëdhatë në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakVAZHDON DRAMA MBRETËRORE/ GJYKATA CAKTON MBROJTJE PËR PRINC LEKËN, ELIAN DHE BABAIN E SAJ, VAJZËN DUHET TA TAKOJË ME DADO
Artikulli tjetërEMOCIONET E MËSUESVE VETERAN TË SHKODRËS