Me plot gëzim dhe emocione e pritën edhe djemtë e Medresesë Haxhi Sheh Shamia, ditën e 7- marsit. Një atmosferë e këndshme dhe mjaft festive u krijua në sallën e aktiviteteve të medresese së djemve.

Përmes krijimeve të tyre ata shpalosën cdo vlerë të mësuesv të tyre dhe kontributin që këto të fundit kanë dhënë tek to për vite me radhë.

Drejtori I kësaj shkolle Kujtim Dervishi përcolli vlersimet më të mira për punën dhe rezultatet e medresesë si dhe mesazhin tradicional të urimit të festës.

Këngët dhe poezitë të pregatitura nga nxënësit ia shtuan bukurinë kësaj ditë të veqantë.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishin edhe përfaqësues të shoqatës Instanbul të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në këtë shkollë si dhe mësues e nxënës ndër vite të këtij institucioni arsimor.

Artikulli paraprakKËSHILLI I QARKUT NDERON TRE PERSONALITETE
Artikulli tjetërVLLAZNIA SYNON RINOVIMIN, ÇINARI REFUZON